Përveç ushqimit që ka një ndikim të theksuar në shëndetin tuaj është dhe pastërtia dhe ambjenti në të cilin ju jetoni që i jep jetë njeriut.

 

Përmes një studimi më të fundit të realizuar në lidhjeme këtë rezulton se  pastrimi i rregullt i shtëpisë nga pluhuri ju mbron nga substancat, të cilat e nxisin formimin e dhjamit dhe që fshihen në ambiente të papastra.

 

Këto substanca e pengojnë funksiononin e hormoneve tuaja. Sipas statistikave, substancat e tilla gjinden në çdo vend të shtëpisë tuaj dhe në nivele të larta.

 

Mjaftojnë tre mikrogramë që të kenë efektin për të shkaktuar ndryshime në qelizat tuaja yndyrore, shifër e cila është shumë më e vogël sesa ajo që i ekspozohemi ne çdo ditë.

 

Në këtë studim është zbuluar se sipërfaqet e ndyra jo vetëm se i shkaktojnë qelizat yndyrore të rriten duke i rritur trigliceridet, por sipërfaqet e tilla e kanë rritur edhe numrin e qelizave yndyrore në trup.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *