E diel, 4 Tetor 2026 Lajme Ora 7:00 deri në 07:30 Në vijim ora 07:30: Udhëtimet Mahnitëse Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Lifestyle

Sekretet e përdorimit të takave

Këpucët me takë të lartë duhet të jenë pjesë e gardërobës së çdo femre. Përdorimi i tyre ka një ndikim të theksuar dhe për shëndetin e këmbëve të një femre.

 

Reklamë

Sipas studimeve të ndryshme të realizuara nga fizioterapistë rezulton se ka shumë lloje takash të larta, që në përdorim janë më të rehatshme se këpucët e sheshta.

 

Përdorimi i tyre ka një ndikim të theksuar në  pjesën e pasme të këmbës, pasi i ofron mbështetje natyrale.

 

Më poshtë do të listojmë disa të mira të tjera të takave të larta në krahasim me këpucët e sheshta dhe mënyrën se si duhet ti përdorni ato..

 

Sa më të gjera, aq më mirë

Për përdorim të përditshëm, gjeni këpucë me takë të gjerë dhe pjesë të përparme të gjerë, në mënyrë që gishtat të mos ngjishen dhe pesha të shpërndahet në mënyrë të barabartë.

 

Gjatësia ideale e takës duhet të jetë 5 cm.

 

Mbani rezervë një palë të sheshta

Ndërkaq është e rëndësishme që nëse jeni në një event dhe keni veshur taka shumë të larta, mbani me vete një palë këpucë të sheshta në mënyrë që të qetësoni këmbët herë pas here.

 

Një këshillë e rëndësishme për përdorimin lehtësisht të takave është dhe stërvitja e këmbëve para veshjes së tyre. Duhet të me takat duke i veshur 15-30 minuta para se të shkoni në një event ku do ju duhet t’i mbani për orë të tëra.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë