E martë, 6 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Flamur Nokën nga Kuvendi dhe me 10 ditë Elda Hotin! Shpëton Vokshi

Sekretariati i Etikës ka përjashtuar me 20 ditë Flamur Nokën dhe me 10 ditë Elda Hotin nga punimet e Kuvendit pas tensioneve në seancën plenare të 2 prillit.

Ndërsa deputetja Albana Vokshi nuk mori asnjë masë ndëshkuese.

Reklamë

Partia Socialiste kishte kërkuar përjashtimin e të tre deputeteve të PD-së.

Ndërkohë Sekretariati i Etikës rrëzoi kërkesën e Partisë Demokratike, e cila kishte kërkuar përjashtimin me 60 ditë të Taulant Ballës.

Reklamë

Seanca e 2 prillit u shoqërua me tensione mes kreut të Grupit Parlamentar të Ps-së, Taulant Balla i cili bëri thirrje  për të mbajtur 1 minutë heshtje për 35 vjetorin e masakrës së fundit komuniste, më 2 prill 1991 në Shkodër dhe opozitës.

PD e cilësoi si provokim, ndërsa situata u tensionua edhe gjatë momenteve të pushimit, teksa Noka i drejtohet Ballës, duke i thënë se “do të të rrjep si kec” dhe “Të bëj atë që nuk të shkon në mendje”.

Ai më pas hodhi një shishe uji në drejtim të Ballës.

Ndërsa Elda Hoti i mori kartën e mikrofonit deputetes socialiste Bora Muzhaqi.

Nga ana tjetër, PD kërkoi përjashtimin e Ballës me 60 ditë nga Kuvendi pasi e akuzoi për sjellje të papranueshme dhe shkelje të rënda të etikës parlamentare.

Sipas demokratëve, Balla përdori gjuhë fyese, kërcënuese dhe diskriminuese ndaj deputetes Elda Hoti, duke cenuar dinjitetin dhe sigurinë e saj.

Megjithatë Sekretariati i Etikës vendosi të rrëzonte kërkesën e PD.

Vazhdo të lexosh

Reklamë