Të drejtat e njeriut u shkelën gjatë pandemisë së koronavirusit dhe pabarazia u bë edhe më e dukshme gjatë kësaj periudhe. Kjo është deklarata e sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, drejtuar ambasadorëve teksa prezantoi një plan veprimi për të Drejtat e Njeriut që synon rritjen e pabarazisë dhe zvogëlimin e vuajtjeve të grupeve më të prekura.

Guterres, i cili hapi sesionin e 46-të të Këshillit të KB për të Drejtat e Njeriut në Gjenevë, gjithashtu tha se dështimi për të siguruar drejtësi në fushatën globale të vaksinimit Covid-19 është indinjata e fundit morale që del nga pandemia.

“Të drejtat dhe sistemet e mbrojtjes janë testuar, dobësuar, madje shkatërruar, dhe masat e urgjencës gjatë pandemisë janë përdorur si pretekst për të shtypur mospajtimin ose për të kriminalizuar liritë themelore.”

Ai i kushtoi vëmendje të madhe edhe dhunës ndaj grave dhe vajzave, dhunës në familje dhe abuzimeve në internet, të cilat pësuan një rritje shumë të madhe  gjatë periudhës së karantinës.

Ndërhyrja përfundon me një thirrje për të respektuar dhe rritur të drejtat e njeriut.

“Nuk është koha të neglizhohen të drejtat e njeriut; është një kohë kur, më shumë se kurrë, të drejtat e njeriut janë të nevojshme për të adresuar këtë krizë në një mënyrë që do të na lejojë të përqendrohemi në arritjen e një zhvillimi gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm dhe një paqe të qëndrueshme. Virusi kërcënon të gjithë.”

Thirrja e tij, është një deklaratë e cila i mëshon fort respektimit të të drejtave të njeriut duke mos i izoluar dhe mbyllur aktivitetet e tyre jetësore.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *