Sekretari i Përgjithshëm i ri i NATO-s, Mark Rutte tha se Ukraina mund të përballet me dimrin e saj më të ashpër që nga fillimi i pushtimit të plotë të Rusisë në shkurt 2022.
Rutte theksoi se Moska ende vazhdon të sulmojë infrastrukturën kritike energjetike të vendit.
“NATO duhet dhe do të bëjë më shumë për të ndihmuar Ukrainën. Sa më shumë mbështetje ushtarake të japim, aq më shpejt do të përfundojë kjo luftë”, tha Rutte në një konferencë të përbashkët për shtyp me presidentin finlandez Alexander Stubb. /vizionplus.tv