E mërkurë, 7 Tetor 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Sekretari i mbrojtjes, në Tel Aviv, Lloyd Austin pritet të kërkojë më shumë maturi në sulmet izraelite në Gaza

Sekretari amerikan i mbrojtjes, Lloyd Austin mbërriti në Izrael këtë të hënë, për t’u takuar me zyrtarë të lartë të qeverisë.

Austin pritet ti dërgojë një mesazh të qartë izraelitëve për të ndryshuar qasjen e sulmeve pa dallim në rripin e gazës.

Reklamë

Vizita e diplomatit të lartë amerikan vjen në një moment që Izraeli po humbet mbështetjen edhe nga aleatët më të mirë perëndimorë.

Së fundmi ministri brtanik edhe ai Italian i kanë kërkuar ushtrisë izraelite të ndryshojë strategji. Antonio Tajani ka kritikuar sulmet e forcave izraeite ndaj një kishe në Rripin e Gazës duke thënë se kjo as nuk do të ndihmonte në shfarosjen e Hamasit e as nuk ka të bëjë me anëtarët e grupit të armatosur.

Reklamë

Franca dhe Gjermania, gjithashtu aleatë të izraelit, iu bashkuan thirrjeve globale për një armëpushim gjatë fundjavës si dhe rinisjen e bisedimeve për lirimin e më shumë pengjeve pasi tre  prej tyre u vranë gabimisht nga trupat izraelite ndërsa mbanin në dorë një flamur të bardhë.

Këshilli i Sigurimit pritet të mirtojë këtë të hënë rezolutën që kërkon armëpushim të menjëhershëm dhe akses të sigurt të ndihmave humanitare.

Për të njëjtën rezolutë është bërë më herët pengesë SHBA, pasi sipas saj armëpushimi do i shërbente Hamasit. Megjithatë teksi i kësaj të hëne është ende duke u negociuar.

Lufta Izrael-Hamas e cila ka hyrë muajin e tretë ka vrarë deri më tani rreth 19 mijë palestinezë dhe ka shkaktuar një situatë ta paprecedentë humaitare në Rripin e Gazës./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë