E premte, 2 Tetor 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Sekretari Amerikan viziton Egjiptin, diskuton mbi situatën në Lindjen e Mesme

Në vijim të turit në Lindjen e Mesme, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka mbërritur në Egjipt, vendi që luajti një rol kyç në arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe militantëve palestinezë, pasi ka marrëdhënie të gjata me të dyja palët në konflikt.

 

Reklamë

Në një vizitë të shkurtër, Blinken u takua me Presidentin Abdel Fattah al-Sisi, Ministrin e Jashtëm Sameh Shoukry dhe kreun e inteligjencës së përgjithshme Abbas Kamel në pallatin presidencial në Kajro.

 

Blinken mbërriti në Egjipt pas ndalesave në Jeruzalem dhe Ramallah dhe gjithashtu do të vizitojë Jordaninë.

 

Ai u zotua se Shtetet e Bashkuara do të siguronin miliona dollarë ndihmë në rindërtimin e Rripit të Gazës si dhe ka bërë të ditura planet për të rihapur konsullatën amerikane në Jerusalem, e cila ka shërbyer si kanal diplomatik i Uashingtonit për palestinezët.

 

Sekretari Blinken gjithashtu tha se do të sigurohet që grupi militant Hamas, i cili kontrollon Gazën dhe është renditur nga Shtetet e Bashkuara si një organizatë terroriste, të mos përfitojë nga ndihma humanitare.

Vazhdo të lexosh

Reklamë