E diel, 1 Nëntor 2026 Megi dhe Bianka deri në 10:00 Në vijim ora 10:00: Pa Familje Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo takime në Korenë e Veriut

Pas dyshimeve se Koreja e veriut po vijon në fshehtësi të plotë programin e saj bërthamor, sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo po zhvillon takime në vendin komunist.

 

Ne fokus është programi i denuklearizimit të gadishullit Korean. Trump ka ngarkuar Pompeon për të mbikëqyrur nëse udhëheqësi Kim Jong Un po mban premtimin e bërë në samitin e 12 qershorit në Singapor.

 

Ndërkohë kritikët shprehen pesimistë për  denuklearizimin e plotë gadishullit korean, pasi sipas tyre, marrëdhëniet midis ShBA-ve dhe Koresë së veriut kanë “ndryshuar dramatikisht” në favor te vendit komunist gjate muajve te fundit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë