E premte, 6 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Sejko: Stimulohet kreditimi

Një lajm i mire për ata qe kane ne plan per te marre kredi ne leke, por jo për ata qe kane depozita bankare. Banka e Shqipërisë do te vijoje edhe përgjatë këtij viti qe te ule me tej normën e interesit te  lekut. Qëllimi është qe te stimuloje, por edhe te ule çmimin e kredisë ne monedhën vendase, si dhe te rigjallëroje konsumin.  Nga ana tjetër, qytetaret duhet te gjejne forma te reja investimi, per kursimet e tyre. Duke raportuar ne Komisionin e Ekonomisë dhe financave për veprimtarinë e Bankës Qendrore, guvernatori Gent Sejko tha se parakusht per te rritur kreditimin është ulja e huave me probleme. Duke u ndalur me tej tek çështja e ulet e inflacionit e shënuar gjate muajit shkurt, Sejko theksoi se kjo është nje situate  momentale, e importuara nga tregjet ndërkombëtare, por qe do te përmirësohet muajt ne vijim.

 

 

Më shumë video

Reklamë