E hënë, 9 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Ekonomi

Sejko: Sistemi bankar, i sigurt

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Genti Sejko ka hedhur poshtë pretendimet e opozitës se paratë e krimit rrezikojnë të prekin sistemin bankar, nëpërmjet programit 1 mld euro të qeverisë.

 

Sejko i është përgjigjur edhe interesit të opozitës në Komisionin e Ekonomisë, lidhur me rritjen e ndjeshme të sektorit të ndërtimit, në një kohë që bankat kanë shtrënguar kreditë.

 

Reklamë

Por Banka Qendrore vlerëson si me risk të madh skemën deficitare të pensioneve, për te cilën qeveria do të duhet ta rishikojë.

 

Ndërsa lidhur me parametrat e buxhetit 2018, institucioni monetar vlerëson se drafti është hartuar në mënyrë të kujdesshme dhe se mbështet konsolidimin fiskal.

Më shumë video

Reklamë