E shtunë, 14 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/5 përditësuar 8 minuta më parë
Ekonomi

Sejko: Ristrukturimi i bankave do të nxisë kreditimin

Ristrukturimi i sistemit bankar si dhe hyrja e emrave te rinj ne treg, duket se do te ndikoje pozitivisht ne rritjen e konkurrencës si dhe kreditimit te ekonomisë.

Këtë qëndrim ka mbajtur guvernatori i bankës se Shqipërisë Genti Sejko gjate mbledhjes se fondin monetar ndërkombëtar si dhe Bankën botërore ne Uashington.

Ne fjalën e tij guvernatori nënvizoi se këto ndryshime janë kryer në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi dhe Banka e Shqipërisë mbetet e angazhuar të ushtrojë një mbikëqyrje të kujdesshme për një veprimtari të shëndetshme bankare.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e institucioneve ndërkombëtare kërkuan qe Banka e Shqipërisë te vijoje me planin e masave për reduktimin e kredive me probleme, te nxisë kreditimit dhe stimulimin e përdorimit të monedhës kombëtare.

Vazhdo të lexosh

Reklamë