Ecuria ekonomike e Shqipërisë gjatë vitit të fundit ka qenë pozitive, sipas Guvernatorit Gent Sejko.

 

Gjatë një takimi që pati me ambasadorin e ri të Sllovakisë në vendin tonë, Altin Otruba, Sejko vlerësoi se pavarësisht një konteksti global sfidues, aktiviteti ekonomik në vend arriti të zgjerohej më tej gjatë vitit 2023.

 

“Inflacioni ka arritur të reduktohet, sektori bankar paraqitet i qëndrueshëm, ndërkohë që ka pasur rritje të aktivitetit turistik dhe të investimeve të huaja direkte në vend. Efektet e politikës sonë monetare janë inkurajuese, duke ndihmuar kontrollin e pritjeve inflacioniste dhe funksionimin e qetë të tregjeve financiare. Shqipëria ka pasur dhe vijon të ketë një ndër normat më të ulëta të inflacionit dhe një ndër normat më të larta të rritjes ekonomike në rajon”, tha mes të tjerash Guvernatori.

Nga ana e tij, Ambasadori Otruba vlerësoi rolin e Bankës së Shqipërisë në drejtim të ruajtjes së stabilitetit të çmimeve dhe garantimit të sistemit financiar në vend, sidomos në këto kohë të vështira. Në vijim, ai theksoi progresin e bërë nga Shqipëria në kuadër të procesit të integrimit evropian, si dhe shprehu mbështetjen e plotë të Sllovakisë në këtë drejtim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *