Guvernatori i BSH-së Genti Sejko e ka vënë theksin tek roli i rreptë që do të ketë banka qëndrore në monitorimin e aktorëve të rinj në tregun bankar. Sejko ishte në mbledhjen vjetore të nivelit të lartë, të përfaqësuesve të FMN dhe BB zhvilluar në Bali të Indonezisë, ku ka garantuar zyrtarët e huaj se cdo investitor do të monitorohet me kujdes që të mbajë të pacënueshëm stabilitetin financiar të vendit.

 

“Sistemi bankar është aktualisht nën një proces konsolidimi dhe siguroi përfaqësuesit e FMN-së dhe BB-së se Banka e Shqipërisë, në përputhje të plotë me mandatin e saj ligjor, do të ushtrojë me përpikmëri dhe rreptësi rolin e saj rregullator dhe mbikëqyrës, duke garantuar që aktorët e rinj në treg të përmbushin plotësisht kërkesat rregullative dhe ligjore të përcaktuara, e duke ruajtur të pacenueshëm stabilitetin financiar të vendit.

 

Gjatë takimeve të zhvilluara në këtë mbledhje guvernatori Sejko bëri një ekspoze të situatës ekonomike dhe financiare shqiptare. Kreu i bnkës heksoi se aktiviteti ekonomik në vend ka vijuar të shënojë përmirësim dhe shprehu angazhimin e Bankës së Shqipërisë për të mbështetur rritjen dhe zhvillimin e mëtejshëm të ekonomisë. Nga ana e tyre, përfaqësuesit e FMN-së dhe BB-së nënvizuan se ekonomia shqiptare ka vijuar të ecë në një trajektore pozitive, ndërkohë që trajtimi i sfidave kryesore, me të cilat ajo përballet, është mjaft i rëndësishëm dhe mbetet një prioritet, vijimi i punës për përmirësimin e mëtejshëm të klimës së biznesit, nxitjen e investimeve vendase dhe të huaja, si dhe rritjen e eficiencës dhe zgjerimit të potencialit ekonomik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *