Subscribe

Efektet që do të pësojë ekonomia nga izolimi i pandemisë do të jenë të dyfishta, si nga ana e kërkesës, ku konsumi dhe investimet do të bien, ashtu edhe nga oferta ku prodhimi dhe volumet tregtare do të tkurren.

 

Por askush deri më tani nuk llogarit dot kostot, për aq kohë sa nuk dihet kohëzgjatja.

 

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Genti Sejko në një intervistë në “Vizion Plus” thotë se me mirëmenaxhim situata mund të përballohet për tre muaj me radhë.

 

“Gjykoj se masat e bankes janë marrë nga njëri krah. Ka dhe disa të tjera, që ka marrë qeveria nëpërmjet politikës fiskale. Duke i parë masat e marra për të paktën një tre mujor jemi të përgatitur për ta kaluar këtë situatë. Por nuk mund të kemi shifra të sakta të efketeve. Por me burimet dhe rezervat që kemi një 3 mujor e përballojmë me sukses, por kjo do të varet edhe  dhe nga mirmënaxhimi”, thotë Sejko.

 

Sipas Guvernatorit, aktualisht jemi ende larg skenarit për të prekur rezervën valutore. Kjo pasi fillimisht banka mund të përdorë mekanizmin, që njihet si lehtësimi sasior, që parashikon blerjen e bonove të thesarit të qeverisë.

 

“Po injektojmë në treg likuiditet të nevojshëm, kemi organizuar ankande pa limit këto kohë për të furnizuar bankat me likuiditetin e nevojshëm. Nëse bankat apo qeveria do të këtë nevoja për likuiditet sigurisht që ne do të përdorim lehtësimin sasisor, do blejmë bono thesari të qeverisë, por duhet  parë hap pas hapi. Rezerva valutore është instrumenti i fundi, jo se është tabu, por ka kritere të përcaktuara ekonomike dhe ligjore . Unë mendoj se me instrumetet, që përmënda ne nuk do të shkojmë tek prekja e rezervës valutore, pasi kemi mallra importi per akvitetin normal të jetës. Ekonomia po vijon të funksionojë pavarësisht disa kufizimeve.”  

 

Por izolimi nga pandemia ka sjellë edhe një nënçmim të monedhës kombëtare, duke bërë që kursi i këmbmit të pësojë luhajte. Që nga koha e karantinës, euro është forcuar me rreth 9 lekë duke u këmbyer me 131 lekë.

 

E kemi thënë që ne zbatojmë një regjim të lirë të kursit të këmbimit, ai  është rezultat i kërkesë-ofertës në treg. Kemi pasur një ofertë të lartë në euro, që vinin nga turizmi, investimet e huaja, remitancat. Situata aktuale ka bërë që këto kanale të ndërpriten. Turizmi është i bllokuar, investimet po ashtu. Natyrisht do ketë ndikim në kursin e këmbimit. Tregu është treg dhe ne do ndjekim tregun. BSH ndërhyn kur ka çrregullime dhe ne nuk kosntatojmë çrregullime të tregut.

 

Ajo çka pritet të ndodhë më tej është një rritje e çmimeve për produktet dhe shërbimet, por Banka e Shqipërisë thotë se për shkak të rezervave që ka tregu rritja nuk pritet të jetë galopante.

 

Edhe çmimet përcaktohen nga kërksë-oferta. Por lajmi i mirë është që kemi rezerva të mjaftueshme ushqimore, sidomos për mallrat kryesore që ka nevojë tregu. Jo vetëm për një 3 mujor por edhe më shumë se tre dhe kjo do të garantojë që të mos kemi një rritje të ndjeshme të çmimeve. Do të ketë sigurisht luhatje në disa produkte, si dhe në mallrat e shportës që do të ketë më shumë kerkesa. Por besoj se rritja e çimeve nuk do të jetë në përmasa galopante, pasi situata është e organizuar.  

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *