E shtunë, 14 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:25 Në vijim ora 03:25: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Ekonomi

Sejko: Kriza politike, ndikim negativ në ekonomi

Guvernatori i bankës së Shqipërisë Genti Sejko ka paralajmëruar se kriza e tejzgjatur politike në vend, do të ndikojë negativisht në ekonomi. Ndonëse në një vit zgjedhor kur tensionet politike janë të pritshme, kreu i bankës thotë se tejzgjatja e tyre do të shoqërohet me rritje të pasigurisë në treg, fakt ky i cili na bën të korrektojnë treguesit.

 

“E kemi thënë dhe herë të tjera, që teorikisht krizat politike kanë ndikim në ekonomi. Por tejzgjatja e tyre do të prodhojë pasiguri për tregun. Modelet tona të politikës monetare marrin në konsideratë zhvillimet elektorale. Natyrisht janë marrë parasysh edhe këto zhvillime. Praktikisht modeli ka një korrektim, por ne shpresojmë që proceset të zhvillohen në afate. Aktualisht nuk kemi të sinjale se investitorët po largohen.”

 

Reklamë

Për Bankën e Shqipërisë, viti 2017 do të jetë viti ku institucioni qëndror monetar do t’i shpallë “luftë” monedhës europiane. Qëllimi është që qytetarët shqiptarë si dhe institucionet, të përdorin sa më pak euron, pasi në këtë mënyrë mbrohen më shumë kredimarresit në euro, por që të ardhurat i kanë në lekë.

 

Strategjia e Bankës së Shqipërisë do të zbatohet në bashkëpunim edhe me institucionet e tjera, ndërsa do të nisë edhe një fushatë ndërgjegjësimi për qytetarët, më qëllim përdorimin sa më pak të euros.

 

Më shumë video

Reklamë