Banka e Shqipërisë e ka konsideruar një sukses emetimin e eurobondit nga qeveria shqiptare në shumën e 500 mln eurove. Për guvernatorin Genti Sejko, ky transaksion është vlerësim nga tregu ndërkombëtar për ekonominë shqiptare.

 

Përveç vlerësimit nga FMN, BB apo KE tashmë ekonomia ka një vlerësim edhe nga tregu ndërkombëtar dhe ky është një tregues vlerësimi. Ky emetim është rezultat i dy faktorëve, së pari norma e ulët e interesit e përftuar nga tregu ndërkombëtar dhe së dyti është vlerësim i ekonomisë. Eurobondi do të krijojë likuiditet të mjaftueshëm në tregun vendas për krijimin e ekonomisë.- tha guvernatori.

 

Duke folur më tej për shitjen e dy bankave në tregun vendas, guvernatori Sejko tha se institucioni që ai drejton po monitoron investitorët dhe se në këtë fenomen, i cili është rajonal, nuk pritet të ketë surpriza.

 

Shitja e bankave në tregun vendas nuk është një fenomen shqiptar, por rajonal. E njëjta tendencë është vërejtur edhe në vende të tjera. Ne nuk  ndërhyjmë në transaksione që bëjnë kompanitë, por ajo që mund t’ju them është se ne do të zbatojmë në mënyrë strikte ligjin, për të monitoruar aksionerët lidhur me kriteret që ata duhet te plotësojnë. Por mund të them që në këtë drejtim nuk ka surpriza, pasi investitorët janë aktorë të tregut prej vitesh.

 

Këto qëndrime kreu i bankës i dha në konferencën e përmuajshme, teksa bëri dhe një analizë të situatën ekonomiko-financiare. Këshilli Mbikëqyrës ndërkohë mbajti të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin1 %, duke e konsideruar politikën monetare si të përshtatshme.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *