E martë, 29 Shtator 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Sefa: Qeveria Rama shënoi performancën më të mirë në mandatin e fundit

Në emisionin Quo Vadis, të moderuar nga Pranvera Borakaj në Vizion Plus, u diskutua mbi kabinetin e ri qeveritar të prezantuar nga kryeministri Edi Rama.

Eksperti i ekonomisë Ergis Sefa theksoi se ndryshimet kryesore në qeverinë e re janë bërë në ato sektorë ku performanca ka qenë më e ulët.

Reklamë

Sefa u shpreh se në mandatin e fundit, qeveria Rama ka pasur performancën më të mirë.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Ka diferencë nga qeveria Rama 1, 2, 3 për të shkuar në 4?

Sefa: Ka një ndryshim në sektorë që kanë performancë të vogël, me një përjashtim infrastrukturën. Në arsim, ekonomi, kulturë kemi rikonfigurime të ministrive. Po të shohim matjen e performancës së qeverisë, këto janë sektorët që kemi miniperformancë. Ne kemi matur 3 mandatet e qeverisë së mëparshme të Ramës dhe shohim në mandatin e fundit kemi performancën më të mirë. Ata ministra që u rikonfirmuan janë më mirë se të tjerët.

Borakaj: Ka ndonjë nga ata që kanë performuar mirë, por nuk u zgjodh sërish?

Sefa: Jo.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë