Bota
Sebastian Kurz betohet në postin e kancelarit të Austrisë

Austria's Chancellor Sebastian Kurz arrives at the Mozarteum University to attend a plenary session part of the EU Informal Summit of Heads of State or Government in Salzburg, Austria, on September 20, 2018. (Photo by Christof STACHE / AFP) (Photo credit should read CHRISTOF STACHE/AFP/Getty Images)
Këtë të martë konservatori, Sebastian Kurz, është betuar në postin e kancelarit të Austrisë.
Kurz është rikthyer në detyrë pas rrëzimit të qeverisë së tij, në muajin maj, për shkak të një skandali të korrupsionit.
Reklamë
Kriza politike në Austri nisi si pasojë e shfaqjes së një videoje, që supozohej se tregonte zëvendëskancelarin e atëhershëm, Heinz-Christian Strache duke i ofruar kontrata një përfitueseje potenciale ruse, në këmbim të donacioneve politike.
Austria është udhëhequr gjatë muajve të fundit nga një qeveri e përkohshme, të cilës i ka prirë kancelarja, Brigitte Bierlein. Kurz, 33 vjeç, është kryeministri me moshën më të re në botë.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




