E hënë, 9 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Seanca për ligjet e “drejtësisë”

Java e ardhshme do te jete vendimtare per reformën ne drejtësi, pasi pritet qe parlamenti te zhvilloje dy seanca te jashtëzakonshme, per miratimin e ligjeve qe janë pjese e kesaj reforme. Përtej komunikimeve publike, kryetari i kuvendit Ilir Meta, ka filluar veprimet zyrtare duke thirrur krerët e grupeve parlamentare, per te vendosur datat kur do te mblidhet kuvendi, per te miratuar ligjin e vetingut si dhe dy ligjet qe kane te bëjnë me strukturën antikorrupsion dhe institucionet e reja te drejtësisë. Konferenca e kryetareve te grupeve parlamentare është lajmëruar se do te mblidhet pasditen e se martës dhe pika e vetme e rendit te ditës është përcaktimi i kalendarit per miratimin e këtyre 3 drafteve. Ndërkaq te hënën, ne 22 gusht është lajmëruar edhe mbledhja e komisionit te reformës ne drejtësi, per te shqyrtuar dhe miratuar ligjin e vetingut. Ky draft është shqyrtuar nga opozita dhe misioni i Euraliusit e ka bere tashme te qarte se cilat vërejtje te demokrateve pranohen e cilat janë parimet qe nuk mund te preken.
Ne keto moment, jane ekspertet te cilët po rishkruajnë draftin per t’ia paraqitur serish komisionit, ku do te shihet nese kompromisi do te jete i lehte per t’u arritur apo per here te pare ne reformën ne drejtësi mazhoranca do te përdore votat e saj per te miratuar ligjet qe kërkojnë 84 vota. Nga ana tjetër, opozita edhe kete te shtune ka denoncuar tentativat e mazhorances, per te ushtruar presion mbi median pasi i njëjti parashikim qe ndodhej ne ligjin per strukturën e posaçme anti-korrupsion është edhe tek ligji per Prokurorinë dhe neni 6 sanksionon se “çdo lloj ndikimi i papërshtatshëm mbi punën e prokurorëve i ushtruar përmes mjeteve të informacionit është i ndaluar dhe dënohet sipas ligjit”. Ne nje postim ne rrjetet sociale, nënkryetari i komisionit te reformës Oerd Bylykbashi, ka paralajmëruar se edhe ky nen qe vret lirinë e medias, nuk ka asnjë shans te kaloje, pasi opozita do ta kundërshtoje kete tentative te re te mazhorances!

Më shumë video

Reklamë