Kosova është edhe më afër anëtarësimit në Këshillin e Evropës. Asambleja Parlamentare është mbledhur sot për të shqyrtuar raportin e hartuar nga Dora Bakoyannis.

Deputetët e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës janë mbledhur për të votuar mbi kërkesën e Kosovës për pranim në Këshillin e Evropës.

Raportuesja për Kosovën në KiE Dora Bakoyannis kërkon që Kosova të bëhet anëtare e KiE-së. Ajo i bëri thirrje të pranishmëve që të votojnë raportin e saj, në mënyrë që Kosova të mund të bëhet anëtare e KiE-së.

Ndërkas Bakoyannis theksoi  se raporti nuk prek çështjen e njohjes apo mosnjohjes së Kosovës dhe se kjo çështje duhet të mbetet kompetencë e shteteve.

“Për ato, do të doja me gjithë zemër që të jenë të sinqertë, sepse në realitet çështja e tyre asnjëherë nuk ka qenë se cilat, apo nëse i janë caktuar parakushte Kosovës. Nuk ka mund të ketë asnjë parakusht që këto vende do të mbështesnin një raport pozitiv, për të njëjtën arsye se kundërshtimi i tyre nuk ka të bëjë asgjë me kriterin e pranimit që raporti im ekzaminon. Ata kundërshtojnë vetë idenë e shtetit të Kosovës. Ky është kundërshtim, e kuptoj, dhe do të ishte më e guximshme prej tyre nëse do ta thoshin këtë. E përsëris sërish: raporti nuk mban qëndrim në shtetësinë…Nëse do të obligohesha nga Komiteti i Ministrave që të thosha opinionin tim mbi shtetësinë, nëse Komiteti i Ministrave do të kërkonte mendimin tim apo opinionin tonë mbi shtetësinë, kurrë nuk do ta merrja këtë raport, dhe do të rreshtohesha me qëndrimin aktual të Greqisë”, tha Bakoyannis.

Do të duhen 2/3 e votave që Prishtina të kalojë edhe këtë etapë drejt anëtarësimit. Komiteti për Politikë dhe Demokraci në Këshillin e Evropës, më 27 mars, miratoi dokumentin e raportueses Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që Kosova të anëtarësohet në Këshillin e Evropës pasi i ka plotesuar kushtet.

Nëse Kosova merr dritën jeshile këtë të martë atëherë raporti do të kaloje në Këshillin e ministrave , i cili është vendimi përfundimtar për anëtarësimin ne organizate. Konkluzioni i Këshillit të Ministrave pritet  të jepet në mesin e muajit maj.

Ndërkohë ministri i jashtëm serb është  dorezuar duke pranuar faktin se sot Kosova do të  kalojë edhe këtë fazë për anëtarësimin në Këshillin e Evropës./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *