Seanca nis me debate, PD kërkon praninë e Ramës dhe mediave

Seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ka rinisur seancën plenare ku të pranishëm janë mazhoranca dhe opozita.
Ndërkohë në këtë rinisje të seancës mungon kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në takimin me studentë tek Politekniku.
Seanca nisi me debate për praninë e mediave por edhe mungesën e Ramës. Ish-Kryeministri Berisha i kërkoi Ruçit ta thërrasë me urgjencë.
“Ka një detyrim Kushtetuta e vendit dhe Kushtetuta e Parlamenntit. Kur është fjala për buxhetin , kreu i ekzekutivit duhet të jetë këtu. Jo me vezë e speca po ta gjuajnë, por dhe me ato të tjerat që i meriton 10 herë më shumë. Thirre të vijë këtu urgjent se bëhet fjalë për buxhetin e shtetit. Nuk mund ta përfaqësojë askush atë. Kjo është shkelje e rëndë.”
Ndërsa Ruçi në fjalën e tij ka theksuar se nuk është buxheti sot, është dekreti i presidentit për buxhetin.




