Kryetari i grupit të PD Gazment Bardhi kerkoi ne nisje te seances qe kryeministri Rama te vije ne parlament, ndryshe punimet duhet te nderpriten.
“Ndërprisni seancën e thirreni kryeministrin të vijë të japë llogari në seancë. Ajo qe ndodhi ne Borizane nuk mund te kaloje vetem me doreheqjen e Rrahman Rrajes, tha Bardhi.
Bardhi shtoi se Rama nuk ka folur per dy ngjarjet e renda te diteve te fundit.
“Afera e inceneratorëve është një aferë e Arben Ahmetaj, një aferë e qeverisë Rama, është një aferë e Edi Ramës dhe duhet të vijë e të japë llogari. Te mos beje sikurs epo zgjidh hallet e botes, por te vije te zgjidhe hallet ketu”.
Mirepo Klotilda Bushka, deputete e PS tha se kerkesa e Gaz bardhit per te nderprere seancen ne rast se nuk vjen kryeministri Rama, nuk ka bazament.
“Ne nuk jemi as gjykate dhe as prokurori. Keto jane ceshtje qe i takojne sistemit te drejtesise”, tha Bushka.