E mërkurë, 7 Tetor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Veliaj kërkon lirinë në Apel, Gjykata nuk lejon avokatin amerikan të marrë pjesë në seancë

Në Gjykatën e Apelit të Posaçëm po zhvillohet senaca  për ankimimin e masës “arrest me burg” ndaj kryetarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

Pas rreth 1 muaji izolim prej datës 10 shkurt kur u arrestua në zyrë, Veliaj la ambientet e paraburgimit në Durrës dhe u shoqërua nga forcat e policisë për në Tiranë.

Reklamë

Seanca po drejtohet nga gjyqtari Engert Pëllumbi, ndërsa kërkoi të merrte pjesë edhe Joshua Roberts, përfaqësues i studios ligjore amerikane “Kasowitz Benson Torres LLP”, e cila po këshillon kryebashkiakun Veliaj, po nuk u lejua të futet.

Një ditë më parë Veliaj tha se do të kërkojë lirinë, me argumentin se nuk ka shanse të prishë provat, apo të largohet nga vendit.

Reklamë

Përvec Veliaj, masën e kanë ankimuar edhe 4 nga 6 biznesmenët e akuzuar për korrupsion në këtë çështje.

Kryebashkiaku Veliaj akuzohet për veprat penale “Korrupsion pasiv” dhe “Pastrim parash”, të kryer në bashkëpunim me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa, e cila po hetohet në masë detyrim paraqitje, edhe për mosdeklarim pasurie.

Një ditë më parë ekipi i avokatëve të kryetarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj se bashku me përfaqesuesin amerikan të studios ligjore qe ka punuar edhe per presidentin amerikan Trump,  zhvillloi një vizitë në ambientet e paraburgimit në Durrës./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë