Subscribe

Seanca maratonë e shqyrtimit të buxhetit të vitit 2024 ka nisur me incidente, ashtu sikurse edhe ishte paralajmëruar nga demokratët. Këta të fundit kanë krijuar kaos në sallën e kuvendit, duke grumbulluar ulëset e deputetëve pranë foltores. Garda e Republikës kontrolloi me imtësi të gjithë deputetët, veçanërisht ata të opozitës, të cilët shkuan më herët se zakonisht në sallën e parlamentit.

 

Ndërkohë brenda në sallë punonjësit e Gradës kanë krijuar një kordon ndarës mes ulëseve të mazhorancës e opozitës. Një numër i konsiderueshëm gardistësh janë vendosur mes foltores dhe vendeve, ku ulen ministrat, për të parandaluar konfliktin fizik mes deputetëve. Ende pa nisur seanca, nuk kanë munguar edhe përplasje fizike mes demokratëve dhe gardistëve, si dhe debate verbale mes ligjvënësve të opozitës e atyre të mazhorancës.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *