Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
28 August 2026
Vizion fokus

Ishte duke lëvizur me monopatinë, 13-vjeçari përplaset nga makina!...

Eliminimi dramatik i Dinamos, Egnatia “flirton” me Europa League,...

Frikë për përmbytje të reja ndërsa Nepali ende numëron...

PD mbledh Këshillin Kombëtar/ Berisha: Partia duhet të modernizohet,...

Tension para Kryeministrisë, protestuesit përplasen mes njëri-tjetrit

VIDEO/ Pamje magjike, momenti kur rrufeja godet Kullën e...

Zjarri në Vajkal del jashtë kontrollit, i drejtohet banesave

Situata e zjarreve në vend, pesë vatra mbeten ende...

Berisha: Rama në pikën më të dobët, sondazhet e...

FIFA zhbllokon merkaton e Skënderbeut, fund pritjes për klubin...

Seanca konstituive për zgjedhjen e kryeparlamentarit në Maqedoni

28 Mars 10:09

Seanca konstituive, në të cilën debatohet për zgjedhjen e kryetarit, zëvendëskryetarit, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre të Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve do të vazhdojë sot në mesditë.

 

Dje, deputetët e VMRO-DPMNE-së theksuan se duhet të debatohet për këtë pikë sepse kjo do ta propozojë kandidatin për kryetar të Kuvendit që është njëri ndër  funksionet më të rëndësishëm në shtet.

 

Antonio Milloshoski nga VMRO-DPMNE theksoi se kryetari i Komisionit për zgjedhje dhe emërime dhe kryetari i Kuvendit çdoherë vijnë nga grupi parlamentar fitues dhe se ai në zgjedhjet e fundit është VMRO-DPMNE.

 

Sipas tij, kandidati që do të propozohet për kryetar të Kuvendit duhet të jetë i gatshëm të hedhë poshtë, siç tha, platforma të krijuara në shtete të tjera për interesa të huaja të cilat vetëm e rrisin tensionin dhe përçarjen në Maqedoni, si dhe të jetë politikan dhe personalitet i cili nuk do të angazhohet dhe deri më tani nuk është angazhuar për revizion të Marrëveshjes së Ohrit.

 

Komisioni, theksoi Milloshoski, duhet t’i ketë parasysh jo vetëm cilësitë politike, por edhe morale të kandidatit për kryetar të Kuvendit.

 

Duke reaguar në mënyrë procedurale, Oliver Spasovski nga LSDM tha se shumica e deputetëve të VMRO-DPMNE-së janë paraqitur për replikë dhe se është “me të vërtetë befasuese se si dhe në çfarë mënyre insistohet dhe zvarritet mbledhja e Kuvendit”. Cili është interesi i atyre që e bëjnë këtë”, pyeti Spasovski.

 

Ai pyeti edhe përse nëse nuk ka grupe të deputetëve, në ditët në vijim ka pasur koordinime.

 

“Me të vërtetë situata sillet në absurditet nëse ne katër apo pesë sa kemi qenë në koordinim jemi dakorduar në emër tonin personal, ndërsa kjo që po shoh sot në Kuvend deë se me të vërtetë kryetari Veljanoski ka arritur marrëveshje me pesë deputetë në Kuvend se si do të punojë Kuvendi me 120 deputetë. Kjo është jashtë çdo logjike të shëçndoshë parlamentare dhe demokratike”, tha Spasovski.

 

Në Komisionin për zgjedhje dhe emërime VMRO-DPMNE, do të përfaqësohet me gjashtë anëtarë, LSDM do të ketë pesë, ndërsa BDI dhe Besa nga një anëtar.

 

Nga BDI si anëtar është përzgjedhur Xhevat Ademi ndërsa nga Lëvizja BESA Zeqiria Ibrahimi, nga VMRO-DPMNE, Antonio Milloshoski, i cili është propozuar edhe kryetar i Kuvendit si dhe Kërsto Mukoski, Daniella Rangellova, Dimitar Stevanaxhia dhe Bllagica Lasovska, nga LSDM Goran Misovski, Damjan Mançevski, Petre Shilegov, Muhamed Zeqiri dhe Ivana Tufegxhiq. / INA

Posted Under:
Rajoni
Tagged:
Kryetar Parlamenti Maqedoni Seanca

Nga e njëjta kategori

Vuçiç i përgjigjet Kroacisë: Zagrebi të vazhdojë punën me Tiranën, Prishtinën dhe NATO, Serbia do të forcojë ushtrinë

më shumë...

Zbardhet dokumenti që synonte rekrutimin e Albin Kurtit kur ishte në burgjet serbe, Shaholli: “Leptiri-n” ia çova një mikut tim në SHISH

më shumë...

Kryeparlamentari kroat paralajmëron NATO-n: Serbia po armatoset jo vetëm me armë mbrojtëse, por edhe sulmuese

më shumë...

Sulm kibernetik në Kroaci, grupi serb pretendon se ka publikuar mijëra të dhëna

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:43

Ishte duke lëvizur me monopatinë, 13-vjeçari përplaset...

10:28

Madonna “vë në shënjestër” vilën 30 milionë...

10:07

Eliminimi dramatik i Dinamos, Egnatia “flirton” me...

10:01

Frikë për përmbytje të reja ndërsa Nepali...

9:42

PD mbledh Këshillin Kombëtar/ Berisha: Partia duhet...

9:35

Tension para Kryeministrisë, protestuesit përplasen mes njëri-tjetrit

9:30

UKT: Defekt i rëndë në linjën kryesore,...

9:22

VIDEO/ Pamje magjike, momenti kur rrufeja godet...

8:56

Aksident tragjik në aksin Lezhë-Shkodër, humb jetën...

8:48

Zjarri në Vajkal del jashtë kontrollit, i...

8:36

Situata e zjarreve në vend, pesë vatra...

8:28

Pse ushqimet e kripura na duken kaq...

8:01

Berisha: Rama në pikën më të dobët,...

7:42

Ndahet nga jeta aktori Peter Cullen

7:38

FIFA zhbllokon merkaton e Skënderbeut, fund pritjes...

7:31

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri...

7:10

Arrestohet në Londër Korado Gështënja, i kërkuar...

7:04

Hidhet shorti i Champions League/ Bayern, Real,...

6:42

Lamallari me Drejtuesit e Gjendjes Civile: Fokus...

6:40

Hapen aplikimet për 300 kredi me 0%...

Më të klikuarat

  • I nxehti largohet në shtator, sinoptikanët: Pritet rënie gra...
  • 5 vite pas shpalljes “non grata”, Berisha udhëton për herë t...
  • Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën...
  • Vrau gruan në datëlindjen e vajzës në Greqi, shqiptari: E bë...
  • Do lidh veriun me jugun, autostrada Kashar-Rrogozhinë nis nd...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.