Kuvendi i Kosovës po zhvillon këtë të dielë një seancë solemne në nder të 10 vjetorit të Pavarësisë.

 

Seanca nisi me fjalën e kryetari të Kuvendit, i cili përshëndeti të gjithë të ftuarit special dhe të pranishmit në parlament.

 

Veseli foli gjithashtu për arritjet e vendit më të ri Ballkan, në ekonomi, politikë, etj, duke përmendur dhe gatishmërinë e vendit për të vazhduar dialogun me Serbinë.

 

Një përshëndetje e veçantë për këtë 10 vjetor e dha kongresmeni amerikan, Eliot Engel:

“Është hera e tretë që unë flas sot këtu. Gëzuar ditëlindjen për të 3tën herë! Mund të them që kjo është gjithashtu një ditë e rëndësishme edhe për mua. Është koha të lëvizim para. E di tragjedinë e 1999-ës, vuajtjet, dhe 10 vjet më pas, ne duhet të vlerësojmë atë që jemi sot. Shumë njerëz nuk mendonin se Kosova do të arrinte pavrësinë e saj, dhe ja ku jemi sot. Unë them: gëzuar Ditëlindjen Kosovë.”

 

Në këtë seancë marrin pjesë edhe të ftuar special nga shtetet tjera. Përveç deputetëve nga Kosova në Kuvend janë të pranishëm kryeministri Edi Rama, kreu i PD-së, Lulzim Basha, ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, ish presidenti Rexhep Mejdani,kreu i parlamentit Gramoz Ruçi, ndërsa nga Maqedonia është kryeparlamentari i Maqedonisë Talat Xhaferri, kreu i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela, ish-kryeministri i Kroacisë, kongresmenë dhe sekretarë shtetesh.

 

Pas seancës kushtuar pavarësisë së vendit, në kuadrin e 10 vjetorit të pavarësisë, Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Policia e Kosovës do të mbajnë një parakalim në sheshin “Nënë Terezë” dhe “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *