E mërkurë, 7 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Seanca e fundit e parlamentit, pritet miratimi i faljes së gjobave dhe disa ligjeve të tjera

Parlamenti po zhvillon mbledhjen e fundit para pushimeve te fundvitit. Në rendin e ditës janë disa projektligje të rëndësishme si ai që fal gjobat që qytetaret kanë marrë për ndërtimin pa leje të shtëpive.

Gjithashtu sot do të miratohen edhe ndryshimet ligjore që u kthejnë profesionistëve të lirë paratë që ata paguan për taksën që u shfuqizua nga gjykata kushtetutese.

Reklamë

Kjo është hera e fundit që qeveria Rama dhe mazhoranca socialiste ka mundësi të miratojë ligje që parashikojnë lehtësira për qytetarët e bizneset.

Sipas kodit zgjedhor, pas datës 11 janar parlamenti dhe qeveria nuk mund të marrin asnjë vendim që ul taksa, fal gjoba, nuk mund të rrisin paga apo pensione dhe nuk mund të japin bonuse.

Vazhdo të lexosh

Reklamë