Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
30 July 2026
Vizion fokus

Kanosi shefin e Hetimit Doganor, arrestohet 60 vjeçari në...

Zjarr në një fabrikë me materiale piroteknike në Shkozet

“BESA është fjala jonë ndaj vetvetes”, Rama prezanton “frymën”...

Rama: Makineria elektorale e PS duhet të ndryshojë qasje,...

“Mandati i katërt, s’duhet të jetë zgjatim i tre...

Rama: Përgjegjësia jonë është të integrojmë Shqipërinë në BE...

Rama: Nëse nuk do ishte kaq e hapur dera...

“S’mund të largohesh nga detyra vetëm se do pakica”,...

“Mos prekemi nga sëmundja e komshinjve tanë në Kuvend”,...

“Prania besnike”/ Rama mbledh drejtuesit politikë të PS dhe...

Seanca e fundit e Parlamentit, nesër deputetët votojnë ligjet e mbetura! Kuvendi i ri mblidhet në 10 shtator

2 Korrik 17:59

Nesër Parlamenti do të zhvillojë mbledhjen e fundit, duke mbyllur kështu legjislaturën e X. Ligjërisht deputetët do të vazhdojnë të mbajnë mandatin e tyre deri në 9 shtator, por nga java e ardhshme ata s’kanë më pushtet të miratojnë ligje.

Seanca nesër ka 10 çështje për të diskutuar mes të cilave raportin vjetor të Këshillit Kombëtar të Integrimit, ndryshimet në buxhet si dhe disa ligje që lidhen me forcat e armatosura apo edhe miratimin e strategjisë kombëtare kundër ndërhyrjeve të huaja dhe dezinformimit.

Ndërsa raportimi në Kuvend i institucioneve të pavarura nga SPAK tek Prokurori i Përgjithshëm u shty për në vjeshtë e do të realizohet nga deputetet që dolën nga zgjedhjet e 11 majit.

Më shumë se 100 projektligje të propozuara nga deputetët nuk u shqyrtuan në këtë legjislaturë dhe ato zerohen me fillimin e punës nga Parlamenti i ri. Mes ligjeve që sollën debate në këto 4 vite, por nuk u miratuan kurrë janë nismat për të nxjerrë jashtë Parlamentit personat që kanë bashkëpunuar me ish sigurimin e shtetit, janë draftet e PD për të ndryshuar kushtetutën dhe për të rikthyer koalicionet zgjedhore, propozimet e opozitës për një ndarje të re territoriale e deri nismat e deputetëve për vendosjen e minimumit jetik, për statusin e minatorit apo për ish-të përndjekurit politikë.

Në këtë legjislaturë qeveria e mbështetur nga  78 deputetë nuk pati problem për të miratuar ligje apo reformat e nevojshme për të drejtuar vendin. Por ajo që shënjoi më shumë këtë parlament; ishte përplasja brenda partisë më të madhe të opozitës, Partisë Demokratike pas shpalljes non grata të liderit të saj historik Sali Berisha dhe vendimit të kryetarit Lulzim Basha për ta përjashtuar nga grupi parlamentar.

Edhe pas 4 vitesh PD nuk arriti të bashkohej e sot deputetët e saj janë të grupuar në 3 parti politike.

Në 10 shtator do të mblidhet parlamenti i ri e 140 deputetët e dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të nisin mandatin për 4 vitet e ardhshme.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Kronike Kryesoret Vendi
Tagged:
parlament seanca e fundit Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Kanosi shefin e Hetimit Doganor, arrestohet 60 vjeçari në Tiranë

më shumë...

Zjarr në një fabrikë me materiale piroteknike në Shkozet

më shumë...

“BESA është fjala jonë ndaj vetvetes”, Rama prezanton “frymën” e dokumentit

më shumë...

“Mos prekemi nga sëmundja e komshinjve tanë në Kuvend”, Rama me drejtuesit e PS: Të dëgjojmë qytetarët, pa teatër

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

6:33

Kanosi shefin e Hetimit Doganor, arrestohet 60...

6:17

Temperatura deri në 41 gradë celcius, parashikimi...

6:12

Zjarr në një fabrikë me materiale piroteknike...

6:09

“BESA është fjala jonë ndaj vetvetes”, Rama...

5:53

Rama: Makineria elektorale e PS duhet të...

5:46

“Mandati i katërt, s’duhet të jetë zgjatim...

5:39

Rama: Përgjegjësia jonë është të integrojmë Shqipërinë...

5:36

Rama: Nëse nuk do ishte kaq e...

5:30

“S’mund të largohesh nga detyra vetëm se...

5:24

“Mos prekemi nga sëmundja e komshinjve tanë...

5:14

“Prania besnike”/ Rama mbledh drejtuesit politikë të...

5:00

Përfshihet nga flakët magazina në Shkozet

4:52

Dosja SASPAC, GJKKO nxjerr Ermal Kurtulajn nga...

4:39

Zjarr në një parcelë me ullinj në...

4:38

Flakët përfshijnë Portugalinë, 800 zjarrfikës në betejë...

4:20

GJKKO jep vendimin për ish-oficerin e Antiterrorit,...

4:05

Qyetarët u ngritën në protestë, harta e...

3:41

Gjykata greke miraton ekstradimin e Ilir Shtufit...

3:26

“Shumë shkelje nga shoferët”, rrugorët në Elbasan:...

3:17

“Beqiri nuk u shpall në kërkim”, Berisha:...

Më të klikuarat

  • PS çon në Kuvend hartën territoriale, reduktohet në 46 numri...
  • Data 3 do të jetë shumë e rëndësishme! Horoskopi për muajin...
  • Bleona Çobaj dhe dy fëmijët humbën jetën nga zjarri, flet e...
  • “Ai tha PO”, grimieri shqiptar me famë ndërkombë...
  • Ja si ChatGPT i shpëtoi jetën 29-vjeçares, nxirja pas pushim...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.