E hënë, 28 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 orë më parë
Politikë

Seanca e fundit e Parlamentit, miratohet projektligji kundër ndërhyrjeve të huaja dhe dezinformimit

Mazhoranca socialiste miratoi me 73  vota, çështjet e parashikuara në rendin e ditës pa asnjë problem duke i dhënë fund mandatit 4 vjeçar të këtij parlamenti.

Ndërkohë opozita nuk u bë pjesë e procesit të votimit.

Reklamë

Seanca e sotme kishte 10 çështje për të diskutuar mes të cilave raportin vjetor të Këshillit Kombëtar të Integrimit, ndryshimet në buxhet si dhe disa ligje që lidhen me forcat e armatosura apo edhe miratimin e strategjisë kombëtare kundër ndërhyrjeve të huaja dhe dezinformimit.

Në 10 shtator do të mblidhet parlamenti i ri e 140 deputetët e dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të nisin mandatin për 4 vitet e ardhshme.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë