E enjte, 12 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Seanca e fundit e Kuvendit, ligji i Magjistraturës ende pa konsensus

Kuvendi zhvillon seancën e fundit plenare për këtë session. Në këtë seancë janë parashikuar 17 pika kryesore si rend dite, ku sërish është  rifutur sërish për votim projektligji i shumëdiskutuar për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve i cili kërkon 3/5 e votave.

 

Maxhoranca do te tentoje sot per here te fundit per kete sesion parlamentar per te votuar se bashku me opoziten 3 ligje me 84 vota.

 

Reklamë

Ndërkohë asnjë deputet i PD nuk mori pjesë në seancën plenare.

 

Ndërsa ne nisje të seancës, deputeti i LSI-së, Luan Rama propozoi që Parlamenti të mos marrë sot pushimet, por të jetë i mbledhur edhe gjatë gushtit derisa të gjendet konsensusi mes maxhorancës dhe opozitës për miratimin e ligjit te Reformës në Drejtësi.

 

Disa ditë me parë kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një bashkëbisedim me gazetarët, tha se sistemi është në kolaps dhe propozimi nuk zgjidh asgjë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë