“Së bashku për Shqipërinë” do te titullohet konferenca e donatorëve ndërkombëtarë që do të organizohet nga Bashkimi Evropian në 17 shkurt në Bruksel.

Qëllimi është mbështetja financiare për  rindërtimin pas termetit shkaterrimtar të 26 nëntorit.

Në konferencë do të marrin pjesë Bashkimi Europian, vendet anëtare, partnerët e ballkanit perëndimor, organizatat ndërkombëtare, institucionet e huaja financiare, organizata e kombeve bashkuara  dhe banka botërore.

Konferenca do të kryesohet nga presidentja e komisionit evropian Ursula von der Leyen dhe kryeministri Rama.

Takimi do te hapet me një prezantim te vlerësimit të nevojave pas katastrofës qe sipas qeverise shqiptare llogaritet ne 985 milione euro.

Komisioni Europian dhuroi një grant fillestar prej 15 milionë euro për rindërtimin e ndërtesave publike.

 

PJESEMARRESIT NE KONFERENCEN E DONATOREVE

 

 

Bashkimi Europian

Vendet anëtare të BE-së

Vendet e Ballkanit Perëndimor

Organizata e Kombeve të Bashkuara

Banka Botërore

Organizata ndërkombëtare financiare

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *