E premte, 25 Shtator 2026 Film TV deri në 00:31 Në vijim ora 00:31: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Scott: SHBA ripërsërit thirrjen, për heqjen e taksës ndaj Serbisë

Ambasadori amerikan në Beograd, Kyle Scott, ka deklaruar se SHBA, vijon tu bëjë  thirrje autoriteteve të Kosovës për heqjen e tarifës ndaj mallrave serbe, pasi ajo është pengesë e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit.

 

Gjatë jë takimi me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiç, ambasadori amerikan shprehu gatishmërinë e SHBA-së të ndihmojë në arritjen e një marrëveshjeje mes Prishtinës dhe Beogradit, e cila do të mundësonte stabilitetin dhe përparimin e gjithë rajonit.

 

Reklamë

Ndërsa kryeministrja serbe Brnabiç, shprehu domosdoshmërinë e heqjes së tarifës ndaj mallrave serbe nga ana e Prishtinës, në mënyrë që të mundësohet vazhdimi i dialogut në Bruksel.

 

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian në vazhdimësi po i bëjnë thirrje Qeverisë së Kosovës të tëheq vendimin për tarifën mirëpo kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj po kundërshton duke thënë se tërheqja mund të ndodhë vetëm nëse Serbia dhe Bosnja e njohin Kosovën.

Vazhdo të lexosh

Reklamë