Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
15 August 2026
Vizion fokus

Çfarë po ndodh me zjarret në vend? Ministria e...

E rëndë në Itali, 26-vjeçari sulmon motrën me thikë,...

Situata e zjarreve në vend, Nufi: Vijon angazhimi i...

Të shtëna me armë në Virxhinia, 5 të plagosur

Si paraqitet situata e zjarreve në vend, Ministria e...

Atentati i dështuar në Elbasan, reagon policia! Detaje të...

Ja kush janë atentatori i dështuar dhe shënjestra në...

Tmerr në Elbasan! Tentoi të vriste një person me...

Aksident në Fier, makinat përplasen kokë më kokë, dy...

Dështon atentati në Elbasan, tentoi ta qëllojë me plumb...

Scholz në Moldavi, lufta në Ukrainë në fokus të bisedimeve

21 Gusht 10:01

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, qëndron më 21 gusht në Moldavi, ish-republikën sovjetike që gjendet në kufi me Ukrainën dhe e ndien kërcënimin nga pushtimi i nisur nga Rusia ndaj shtetit fqinj.

Scholz do të takohet me presidenten e Moldavisë, Maia Sandu, dhe kryeministrin moldav, DorinRecean, në Kishiniev.

Bisedat do të fokusohen kryesisht në ndikimin e luftës së Rusisë ndaj Ukrainës në këtë shtet të vogël me 2.6 milionë banorë.

Qeveria e Moldavisë, që synon të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, ka akuzuar Rusinë për dezinformim dhe destabilizim. Që nga vitet ’90, ushtarët rusë janë të stacionuar në rajonin e shkëputur të Transnistrisë, një rrip i ngushtë toke në lindje të Republikës.

Scholz vizitoi Moldavinë vitin e kaluar në kuadër të një samiti evropian. Megjithatë, kjo vizitë është vizita e parë bilaterale që një kancelar gjerman ka zhvilluar në këtë shtet në 12 vjetët e fundit.

Gjermania ka mbështetur me mbi 41 milionë euro sektorin e sigurisë së Moldavisë që nga viti 2018, sipas Qeverisë gjermane. Berlini është donatori i pestë më i madh i Moldavisë, që është një prej shteteve më të varfra në Evropë.

Si Ukraina, Moldavia është shtet kandidat për anëtarësim në BE që nga viti 2022.

Votuesit në Moldavi më 20 tetor do të votojnë në zgjedhjet presidenciale. Qytetarët po ashtu do të votojnë në një referendum nëse shteti duhet të anëtarësohet në BE, në mënyrë që ky synim të përfshihet në Kushtetutë./rel

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Moldavi Scholz Ukraine

Nga e njëjta kategori

Çfarë po ndodh me zjarret në vend? Ministria e Mbrojtjes përditëson të dhënat

më shumë...

E rëndë në Itali, 26-vjeçari sulmon motrën me thikë, më pas bie nga dritarja dhe humb jetën

më shumë...

Situata e zjarreve në vend, Nufi: Vijon angazhimi i FA në përballimin e vatrave të zjarrit

më shumë...

Të shtëna me armë në Virxhinia, 5 të plagosur

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

8:38

Çfarë po ndodh me zjarret në vend?...

8:27

Zbuloni vendet ku grumbullohen më shumë baktere...

7:56

Kondicioneri ndezur gjithë natën? Ja 5 gabimet...

7:08

E rëndë në Itali, 26-vjeçari sulmon motrën...

6:54

Situata e zjarreve në vend, Nufi: Vijon...

6:44

Të shtëna me armë në Virxhinia, 5...

6:30

Shenjat e horoskopit që do të “mbushin...

6:10

Qafë Thanë, udhëtarët në “sprovë” për të...

6:05

Si paraqitet situata e zjarreve në vend,...

6:00

Atentati i dështuar në Elbasan, reagon policia!...

5:43

Ja kush janë atentatori i dështuar dhe...

5:19

Tmerr në Elbasan! Tentoi të vriste një...

5:02

Aksident në Fier, makinat përplasen kokë më...

4:52

Dështon atentati në Elbasan, tentoi ta qëllojë...

4:15

Arbër Hoxha shkëlqen në Kroaci, shënon golin...

4:15

“Halef” rikthehet me sezonin e ri, protagonistët...

4:05

“Asnjë fond për zjarrfikësit”, Balla i përgjigjet...

3:56

Parashikimi i motit për ditën e diel,...

3:55

Tërmeti trondit Spanjën! Dëme në ndërtesa dhe...

3:37

Ukraina godet objektiva strategjikë në Rusi, në...

Më të klikuarat

  • Tragjedi! 39-vjeçari ekzekuton 5 persona në dy banesa
  • Atentati i dështuar në Elbasan, reagon policia! Detaje të re...
  • Ja kush janë atentatori i dështuar dhe shënjestra në Elbasan...
  • Izraeli surprizohet nga shpejtësia e rimëkëmbjes ushtarake t...
  • Kondicioneri ndezur gjithë natën? Ja 5 gabimet që bëni pa e...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.