Subscribe

Apelit të ndërkombëtarëve për votimin e reformës në drejtësi, iu bashkua edhe Zëvendës Sekretarja e Përgjithshme e Shërbimit Evropian të Aksionit të Jashtëm, Helga Schmid. Duke konsideruar si jetik për integrimin europian, ajo i bëri thirrje koshiencës së deputetëve të votojnë reformën.

“Reforma duhet të luaj një rol të rëndësishëm në konsolidimin e zbatimit të ligjit në Shqipërisë, duke adresuar prioritetet kyçe, në mënyrë të veçantë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ka një lidhje të qartë mes sigurisë dhe reformës në drejtësi, e cila është shumë e rëndësishme për vendin tuaj, por edhe për BE dhe vendet anëtare. Reforma në drejtësi është jetike për të ardhmen e vendit. Politika shqiptare vuan nga mungesa e besimit mes tyre. Është përgjegjësia individuale e çdo deputeti për të votuar dhe miratuar reformën.”

Deputetja demokrate Majlinda Bregu nuk ka asnjë dyshim mbi domosdoshmërinë e miratimit të reformës në drejtësi. Gjatë Konferencës së Ambasadorëve, ajo tha se shpreson që në seancën e ardhshme palët të takohen në një pikë të përbashkët. Palët duket se janë tepër larg arritjes së nëj kompromisi për votimin e reformës në drejtësi në seancën plenare të 21 korrikut. Megjithatë, përpjekjet e ndërkombëtarëve për gjetjen e një kompromisi pritet të vazhdojnë deri në momentin e fundit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *