Edhe përse shfaqet gjithmonë shumë e buzeqeshur në publik, sidomos pas ndarjes, Scarlett Johansson përbrenda është e trembur. Gjërat nuk janë aq të lehta si pas ndarjes me Ryan Reynolds, këtë herë në mes është një fëmijë, vogëlushja Rose.
Scarlett tregon se pikërisht ajo është arsyeja përse nuk ka ndërmend të nis një lidhje të re. Edhe përse mund ta pëlqejë çmendurisht dikë, tani është në fazën që kërkon qetësi. Mbi të gjitha, ylli I Hollywood kaloi shumë peripeci me bashkëshortin francez dhe nuk do të rrezikojë të heq të tjera kaq shpejt.
Në intervistën e fundit, aktorja thotë: “Jam duke u kujdesur për vajzën time dhe ajo është akoma shumë e vogël. Kjo është gjëja që më shqetëson më shumë. Nuk kam nevojë për errësirë këto momente. Kam kaluar shumë. Por nëse do të ndodh ndonjë e re në jetën time do t`iu lajmëroj.”





