E martë, 10 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:00 Në vijim ora 02:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Bota

Scaparrotti: Ballkani kërcënohet nga ndikimi rus

Vendet e Ballkanit janë shënjestra kryesore të ndikimit malinj të Rusisë dhe situata e sigurisë në Ballkan është shumë e brishtë. Paralajmërimi është bere nga komandanti i forcave të SHBA-së në Evropë Curtis M. Scaparrotti, gjatë një dëshmie para komitetit për Forca të Armatosura të Senatit Amerikan.

 

Gjenerali e konsideron Ballkanin një rajon me rëndësi strategjike duke thënë se po ashtu Rusia është konkurrent afatgjatë që i sheh Shtetet e Bashkuara dhe Aleancën e NATO-s si kërcënim për ambiciet gjeopolitike.

 

Reklamë

“Negociatat ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e raporteve dhe arritjen e një zgjidhje afatgjate që është e zbatueshme për dyja vendet janë aktualisht në pritje. Rusia e ushqen paqëndrueshmërinë rajonale në përpjekje për të parandaluar vendet e Ballkanit në përparimin e tyre drejt integrimit euroatlantik. Moska synon të shtrijë ndikimin në vendet periferike të saj, për të minuar solidaritetin e NATO-s dhe për të shkelur rregullat në të cilat bazohet rendi ndërkombëtar.’

 

Gjenerali amerikan shtoi se forcat e NATOS në Kosovë janë faktor sigurie dhe stabiliteti në rajon.

 

“Forca e NATO-s në Kosovë, KFOR , e cila përfshin mbi 3,500 trupa nga vendet anëtare të NATO-s dhe vendet tjera, luan një rol të rëndësishëm në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në këtë rajon.”

 

Sipas komandantit te forcave amerikane ne Europe, Rusia e kundërshton njohjen e Kosovës si shtet sovran ndërkaq përmes sponsorizimit politik, ushtarak dhe ekonomik mundohet të ruaj ndikimin në Serbi.

Më shumë video

Reklamë