Saviç nën radarët e Manchester United, Tare me mision në Madrid

Milinkoviç Saviç vijon të jetë në qendër të vëmendjes gjatë kësaj merkatoje vere.
Ekipe të shumta, mes të cilave Manchester United, janë vënë në garë për të siguruar shërbimet e mesfushorit serb.
Lazio nga ana tjetër, duke parë ofertat e shumta që kanë mbërritur në drejtim të Saviç nuk dëshiron që ta shesë atë më pak se 80 mln euro.
Mediat italiane, shkruajnë se drejtori sportiv i Lazio, Igli Tare ka mbëritur në Madrid ku po zhvillon një takim me agjentin e lojtarit serb, Zhorzhe Mendez.
Tare ka përsëritur edhe njëherë mesazhin se lojtari nuk do të largohet tek asnjë ekip nëse nuk paguhen 80 mln euro.
Manchester United e shikon Saviç si alternativën e duhur për të zëvendësuar largimin e mesfushorit francez Paul Pogba.





