Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka reaguar pas firmosjes së kontratave për planin e shërbimit satelitor, për verifikimin e ndërtimeve pa leje.

 

Në një postim në rrjetin social Twitter, Tabaku shkruan se e gjitha kjo është një justifikim cinik nga ana e kryeministrit Edi Rama për tenderin me vlerë 5.7 mln €.

 

Për Tabakun plani për satelitët është i panevojshmën pasi çështja e ndërtimeve pa leje është e dukshme në vendin tonë.

 

“ER ka premtuar satelitë për të verifikuar ndërtimet pa leje. Çudi si na duhet droni 150 km mbi tokë për të parë diçka që dallohet lehtësisht mes Tiranës. Justifikim cinik për tenderin me vlerë 5.7 mln € në këtë kohë, kur i kërkon Shqipërisë sakrifica dhe vetë shpërdoron taksat e tyre”, shkruan Tabaku.

 

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se tashmë do të marrin fund ndërtimet pa leje në Shqipëri pasi me satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2”, do të pikasen që në momentin që do të nisin punimet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *