Sasuolo u konfirmua macja e zeze për skuadrën e Interit. Zikaltrit u mundën 1 me 0 në startin e kampionatit në transfertë duke treguar se kanë ende shumë punë për tu ngjitur në nivelin e pretendimeve që kërkohet si rival i mundshëm i Juventusit në garën për titullin kampion.

 

Një skuadër pa ide, e ngadaltë dhe pa grinte, përballë një Sasuolo që kërkoi nga minuta e parë deri në fund të imponponte lojën një kundërshtari në letër shumë më cilësor.

 

Golin vendimtar të ndeshjes e shënoi Berardi nga pika e bardhë e penalltisë ndërkohë që Inter pati gjithashtu pretedime për një moment të dyshimtë kur Azamoah u rrëzua në zonën vendase.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *