E diel, 8 Nëntor 2026 E-Zone deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Sassuolo “macja e zezë” e Milanit

Sassuolo konfirmohet edhe një here macja e zeze e Milanit. Ne San Siro kuqezinjtë e Gatuzos nuk shkuan me shume se barazimi 1-1 ne javën e 31 te kampionatit Italian duke u larguar me distance nga rivalet e Inter por edhe duke humbur shpresat për një vend ne Champions League sezonin e ardhshëm.

 

Edhe pse nuk munguan aksionet ne pjesën e pare, te zotet e shtëpisë asnjëherë te rrezikshëm përballë një kundërshtari qe zmbrapste me qetësi te gjitha sulmet.

 

Reklamë

Pas një pjese te pare me rrjeta te paprekura edhe e dyte filloi si fotokopje e te pares. Por ne minutën e 75 ishte Sassuolo qe surprizoi duke gjetur rrjetën me Politano i cili shfrytëzoi mjaft mire një çoroditje te kuqezinjve.

 

Te zotet e shtëpisë te gjithë ne sulm pas golit te pësuar ndërsa e arritën atë 12 minuta me vone me protagonist Kalinic.

 

Ne finalen e takimit Milan mund ta fitonte ndeshjen nëse Kalinic apo Bonaventura do te kishin me shume fat me tentativat e tyre.

Vazhdo të lexosh

Reklamë