Subscribe

Kryetari i Parlamentit Europian David Sasoli vizitoi Shkupin pasditen e kësaj të hëne, në udhetimin e parë të tij jashtë vendit që kur mori detyrën. Ai u prit nga kryeminsitri Zoran Zaev.

 

Pas takimit dypalësh, Sasoli dhe Zaev zhvilluan një konferencë të përbashkët për shtyp, që kishte në focus integrimin europian të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

 

“Vendi i Maqedonisë së Veriut është në Bashkimin Europian. Për këtë keni mbështetjen time dhe të Bashkimit Europian, e një gjë të tillë e vërteton edhe vizita ime e parë këtu. Megjithatë përpjekjet tuaja nuk ndalen këtu. Ne presim që Maqedonia e Veriut dhe Shqpipëria të bëhen së shpejti antare të Bashkimit Europian.”

 

Ndërsa kryeministri Zaev tha se pavarësisht vendimit negatev për celjen e negociatave, vendi i tij do të vazhdojë me reformat.

Ne besojmë plotësisht se anëtarësimi ynë në BE është i domosdoshëm dhe nuk duhet të vihet në dyshim nëse duam një Ballkan Perëndimor të qëndrueshëm. Kjo vizitë është një mundësi e shkëlqyeshme për të shprehur mirënjohjen tonë për Parlamentin Evropian, për të gjithë eurodeputetët që votuan një rezolutë që u bën thirrje shteteve anëtare të BE-së që të fillojnë negociatat me Maqedoninë dhe Shqipërinë. Refuzimi i negociatave të BE-së është një gabim historik që dërgoi një sinjal të gabuar për të gjithë ne. Ne duhet të vazhdojmë me reformat dhe do të dëshmojmë se të gjitha rezultatet e arritura deri tani janë të qëndrueshme dhe të pakthyeshme”

 

Zaev gjithashtu bëri të qartë se Maqedonia e Veriut nuk do të pranojë asnjë marrëveshje alternative, por vetëm antarësimin e plotë në Bashkimin Europian. Sassoli ndodhet në shkup me ftesë të kryetarit të parlamentit, Talat Xhaferri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *