E premte, 13 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:20 Në vijim ora 02:20: Te Paekspozuarit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Sassoli: Mbështesim hapjen e negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut

Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli është shprehur pro çeljes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

 

Në fjalën e mbajtur në hapje të samitit të liderëve të BE, Sassoli tha se ai mbështet hapjen e menjëhershme të nevociatave të pranimit për dy vendet e Ballkanit.

 

Reklamë

“Ne mbështesim hapjen e menjëhershme të negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Komisioni Evropian është në favor të kësaj dhe ne do ta kemi të vështirë t’i shpjegojmë njerëzve të atyre vendeve pse e vonojmë atë”

 

Sipas Sassolit, tashmë është radha e BE që të përmbushë detyrat e sa.

 

“Kur ne u bëjmë thirrje vendeve fqinje të bëjnë një përpjekje shtesë për të ndryshuar dhe ata e bëjnë këtë, është detyra jonë që të përputhemi me këtë përpjekje”, është shprehur Presidenti i PE.

Vazhdo të lexosh

Reklamë