Maurizio Sarri ka lënë Chelsean për të marrë drejtimin e kampionëve të Seria A, Juventus.

 

Sipas BBC, Sarri do do të nënshkruaj me Juventus një kontratë trevjeçare.

 

Tekniku italian iu bashkua vluve të Londërsa në korrik të 2018. Gjatë drejtimit njëvjeçar ai arriti ta rendiste Chelsean në vendin e tretë në kampionat si dhe të fitonte treofeun e vogël të Europës duke mposhtur në finale Arsenalin me rezultatin e thellë 4 me 1.

 

Largimin nga pankia, sipas klubit të Chelseat, e ka dashur vetë Sarri, i cili kërkoi me ngulm që të rikthehej sërish në Itali.

 

“Në bisedimet që kishim pas finales së Europa League, Maurizio e bëri të qartë se sa fuqimisht ai dëshiroi të kthehej në vendin e tij të lindjes, duke shpjeguar se arsyet e tij për të kërkuar të kthehen në punë në Itali ishin të rëndësishme”, tha drejtori i Chelsea, Marina Granovskaia.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *