Subscribe

I Dërguari Special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka kërkuar që Kosova dhe Serbia ta çojnë përpara zbatimin dhe implementimin e marrëveshjes së Ohrit.

“Më duket se nuk ka kuptim të mendosh shumë, se çfarë do të vijë pas kësaj. Ne jemi për Ohrin dhe duam që të dyja palët ta çojnë përpara zbatimin e Ohrit dhe mendoj se kjo është vendimtare”, tha Sarrazin. 

Në intervistën për Dojce Velle Sarrazin ka shprehur mbështetjen për të dërguarin e BE-së Miroslav Lajcak në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi.

 “Ne kemi të dërguarin e posaçëm të BE, Miroslav Lajçak, i cili punon, ai ka një agjendë dhe do që të arrijë zbatimin dhe implementimin e Ohrit. Dhe qasja jonë është që ta mbështesim atë dhe të bëjmë gjithçka, që kjo dritare të shfrytëzohet, të cilën Miroslav Lajçak e plotëson tani. Ai është shumë aktiv dhe kjo është qasja jonë. Më duket se nuk ka kuptim të mendosh shumë, se çfarë do të vijë paskëtaj”, tha Sarrazin

I dërguari i Berlinit ka  mohuar se mund të ketë një lajm të ri pas bisedimeve që janë bërë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.  Prishtina dhe Beogradi vijojnë të  mos bien dakord për zbatimin e marrëveshjeve, ndërsa situata është tensionuar, pasi Banka Qendrore e Kosovës ndaloi përdorimin e dinarit serb./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *