Policia e Sarandës ka vënë në pranga 2 persona, pasi ne makinën e tyre u gjet 76 kilogramë kanabis sativa. Taulant Lamaj dhe Olgert Lamaj, të dy banues në Vlorë, u arrestuan me akuzën e trafikut te drogës. Ata e kishin marre hashashin ne zonën e Kuçit ne Vlore dhe po e transportonin me automjet drejt Sarandës. Policia kishte informacione për trafikun dhe i ndaloi ata ne afërsi te fshatit Borsh. Dy te rinjve iu është gjetur edhe një automatik. Mendohet se kanabisi do te dërgohej me skaf drejt Greqisë.
Sarandë, dy të arrestuar për drogë
