Sarajevë, Nishani në samitin e liderëve

Presidenti Nishani i pranishëm në samitin e liderëve të vendeve anëtare të procesit Brdo-Brijuni ka përcjellë në tryezën e përbashkët kontributin e Shqipërisë si anëtare e NATO-s. Në fjalën e mbajtur në samit, presidenti Nishani vlerësoi prezencën e presidentit të Italisë në këtë samit, duke theksuar mbështetjen e fuqishme që Italia, si vend themelues i BE-së i ka dhënë procesit të integrimit të rajonit të Ballkanit Perëndimor në union. Si nxitëse e fqinjësisë së mirë, partneritetit mes vendeve dhe dialogut për bashkëpunim, Shqipëria sipas presidentit të Republikës tanimë është model për vende që duan të aderojnë në NATO. Nishani theksoi në këtë samit euroatlantik edhe përpjekjen e madhe të shumë aktorëve në vend për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian. Në samitin 2 ditor te liderëve të vendeve anëtare të procesit Brdo-Brujini që zhvillohej ne Sarajeve ka qenë i pranishëm edhe presidenti Thaçi.




