E mërkurë, 7 Tetor 2026 Zilia deri në 01:15 Në vijim ora 01:15: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Sapo kishte dalë nga burgu/ Laçjani kapet me kallash me vete dhe një tjetër në shtëpi

Parandalohet një ngjarje të mundshme kriminale në fshatin Gjormë të Kurbinit.

Arrestohet  në afërsi të shkollës së fshatit një 52 vjecar i cili mbante me vete një kallashnikov me një krehër me 28 fishekë luftarak.

Reklamë

Shtetasi me iniciale B.H, kishte tre muaj që kishte dalë nga burgu, pasi kishte kryer dënimin e dhënë në vitin 2013, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Pas kontrollit edhe në banesën e këtij shtetasi, Policia gjeti edhe një tjetër armë zjarri kallashnikov, me një krehër me 30 fishekë dhe 355 fishekë të tjerë luftarak.

Vazhdo të lexosh

Reklamë