Mbrëmja e kësaj të shtune pritet të mbërthejë pas ekranit miliona njerëz në Itali dhe jo vetëm. Në mesin e emrave të mëdhenj të muzikës pretendet për çmimin e madh në natën finale të Sanremos, është edhe këngëtari shqiptar, Ermal Meta i cili shoqërohet nga kolegu i tij italian Fabrizio Moro, me këngën “Non mi avete fatto niente”.

 

Kantautori shqiptar Ermal Meta konkurron për të tretin vit radhazi. Por këtë herë, ai ka zgjedhur te përcjellë një mesazh mjaft të rëndësishëm dhe aktual, për të gjetur forcën kundër frikës dhe terrorizmit. Kenga tingëllon si nje apel per paqen.

 

Këngëtari shqiptar ka qenë një prej personazheve më të përfolur në media kohëve të fundit. “Nuk më keni bërë asgjë”, është cilësuar si kënga më e shitur e Sanremo 2018. Ajo është renditur në vendin e parë në iTunes, njëkohësisht dhe kënga më e dëgjuar në Spotify dhe platforma te tjera, ndërsa hashtagu “#lostconMetaMoro”, është më i klikuari në Twitter këtë javë. Ndërsa aplikacioni Shazam identifikon Metën dhe Moron si artistët më të kërkuar të javës e agjencitë e basteve kanë vënë koeficientet më të ulet për dy këngëtarët, si favorit për vendin e parë.

Kënga “Nuk më keni bërë asgjë”, u shoqërua me një debat të madh në skenën e festivalit, pasi këngëtaret u akuzuan për plagjiaturë. Ne një deklarate të shpërndarë nga RAI, thuhej se kënga përmbante fragmente nga kënga “Silenzio” e prezantuar në Sanremo në vitin 2016. Por me pas u arrit ne përfundimin se kënga ishte brenda te gjitha rregullave.

Meta e Moro janë të përfshirë në renditjen zyrtare për çmimin e madh dhe shihen si favorit.

Fituesi i edicionit të 68-të të Sanremos do të shpallet mbrëmjen  se shtunës, pas mbylljes së votimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *