“Sanksionet ndaj Moskës prekin kompanitë evropiane”

Gjermania pozicionohet kundër SHBA-se per sanksionet e vendosura ndaj Rusisë. Ministrja e ekonomisë, Brigitte Zypries, i ka bërë thirrje Bashkimit Europian, të luftojë kundër masave që Uashingtoni ka marre ndaj Moskës.
Zyrtarja e larte gjermane argumenton se nuk duhet te dëmtohen, pasi nuk duhet të dëmtohen sipërmarrjet qe bëjnë biznes me Rusinë.
Sanksionet u miratuan me shumicë votash nga Kongresi amerikan, por për hyrjen ne fuqi te tyre nevojitet edhe firma e presidentit Donald Trump, i cili ka edhe te drejtën e vetos.
Në një intervistën te dhënë për mediat, ministrja e ekonomisë shprehet se Gjermania i konsideron sanksionet ne shkelje te ligjeve ndërkombëtare. Sipas saj Berlini i ka përsëritur disa herë kërkesën Uashingtonit që të mos përfshijë dispozita që prekin kompanitë europiane.
Paketa e sanksioneve parashikon masa ne fushën e energjisë.




