Pas kërcënimit të Koresë së Veriut për sanksionet e miratuara nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së, sekretari amerikan i shtetit i ka bërë thirrje për dialog vendit komunist. Në një konferencë për shtyp, Tillerson tha se Shtetet e bashkuara nuk synojnë të rrëzojnë qeverinë e Koresë së Veriut dhe as të përdorin forcë ushtarake atje.

 

“Ne nuk kërkojmë të ndryshojmë regjimin. Nuk kërkojmë rrëzimin e tij. Nuk kërkojmë një ribashkim të përshpejtuar të gadishullit dhe nuk kërkojmë ndonjë justifikim për të dërguar ushtrinë tonë në veri të paralelit 38. Po përpiqemi t’i përcjellim koreanëve veriorëve mesazhin se ne nuk jemi armiku ju, nuk jemi kërcënimi juaj. Por ju po paraqisni një kërcënim të papranueshëm ndaj nesh dhe ne na duhet t’i përgjigjemi këtij kërcënimi.”

 

Tillerson bëri të ditur se administrata është përpjekur të ushtrojë një presion të paqtë mbi Korenë e Veriut. Nga ana tjetër, vendi komunist i ka quajtur sanksionet e OKB-së, si masa për ta izoluar Penianin dhe shkelje të sovranitetit të vendit. Në nje deklaratë te qeverise koreano-veriore thuhet gjithashtu që hakmarrja do të jetë njëmijë herë më e madhe dhe se masat nuk do ta pengojnë kurrë programin e lëshimit te raketave balistike. Sanksionet e reja te vendosura nga OKB, të cilat përfshijnë bllokadë të fortë mbi eksportet e hekurit, plumbi, qymyrit etj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *